(VIDEO) OSBE-ODIHR do t’i monitorojë zgjedhjet me 320 vëzhgues

by admin
Spread the love

OSBE-ODIHR këto zgjedhje do t’i monitoroj me 320 vëshgues. Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, thotë se numri i shtuar i vëzhguesëve për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ka të bëjë me faktin se Maqedonia e Veriut, për të parën herë mban zgjedhje të dyfishta. Misionin e OSBE-ODIHR-së këto zgjedhje do ta udhëheq, ekspertja e të drejtave të njeriut, ish ministre në Kanadë dhe ambasadore, Jillian Strik.

Jillian Strik, OSBE-ODIHR

“Numri i vëzhguesëve bazohet në rekomandimet e misionit të vlerësimit të nevojave pas vizitës në janar të këtij viti. Ka dy lloje të zgjedhjeve të cilat do të ndodhin në të njejtën ditë, pra nuk është e jashtëzakonshme të kemi numër të madh të vëzhguesëve dhe të kërkojmë numër të madh të tyre në dy palë zgjedhjet. Siç thash, kjo bazohet në rekomandimet e misionit të vlerësimit të nevojave”.

Misioni i OSBE-ODIHR-së këtë vit do të përbëhet nga 12 ekspertë ndërkombëtarë nga 12 shtete të OSBE-së. Poashtu do të ketë 20 vëzhgues afatgjatë që do të vendosen në Tetovë, Ohër, Manastir, Strumicë, Prilep, Shtip, Kumanovë, Koçan dhe dy ekipe në Shkup. Ata do të vijnë në Shkup nga data 27 mars. Po ashtu edhe 300 vëzhgues afatshkurt që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve.

Ata do të vëzhgojnë hapjen e qendrave të votimit, votimin, numërimin e votave dhe tabelimin e rezultateve. Një raport mbi punën e tyre,  bënë të ditur ata, do të publikohet gjatë rrjedhës së vëzhgimit dhe gjetjet paraprake, shtojnë se do të prezantohen një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like