(VIDEO) Organizatat joqeveritare: Jemi të tmerruar nga heshtja e Qeverisë për krimet ndaj civilëve në Gaza

by admin
Spread the love

Reagojnë organizatat joqeveritare lidhur me qëndrimin e shtetit ndaj ngjarjeve në Gaza. Ata i janë drejtuar Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministrit të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe gjithë Qeverisë, si dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ku vlerësojnë se janë të tmeruar nga heshtja e Qeverisë kundrejt gjendjes tragjike të popullatës civile të Gazës. Organizatat joqeveritare ju drejtohen përbërjes qeveritare duke thënë se dëshirojnë që t’i inkurajojnë për të dëgjuar thirrjet e qytetarëve për ndalimin e ndëshkimit kolektiv të Gazës dhe ndërprerjen e mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Organizata joqeveritare

“Dëshirojmë t’i inkurajojmë për një hap të tillë, që t’i dëgjojnë thirrjet e qytetarëve, që i kanë vërshuar rrjetet sociale me solidaritet dhe thirrje për ndalimin e ndëshkimit kolektiv të Gazës dhe ndërprerjen e mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Numri i viktimave tashmë e ka kaluar gjenocidin në Sreberenicë, por edhe qindra të punësuar në organizatat ndërkombëtare humanitare, si dhe gazetarë, tashmë e kanë humbur jetën”.

Ata po ashtu kanë dhe një listë të kërkesave të qytetarëve ku thuhet që kërkojnë të bëjnë ndëshkim të rreptë të masakrës ndaj civilëve që Izraeli ka bërë mbi Gaza, ashtu siç e gjykuan sulmin e Hamasit ndaj caqeve civile. Kërkohet të bëhet apel për ndërprerje urgjente të bombardimit joselektiv dhe vrasjen e civilëve në Gaza, si dhe të miratojnë deklaratë në Kuvend me të cilën do të bëhet thirrje për ndalimin e luftimeve, për t’i dhënë shans paqes.

Po ashtu kërkohet të dërgohet ndihmë urgjente mjekësore në Gaza, dhe të mos nënshtrohen ndaj presionit për persekutimin e të gjithë atyre që e ngrenë zërin kundër masakrës ndaj civilëve në Gaza. /SHENJA/

MARKETING



You may also like