(VIDEO) Opozita shqiptare takon kryeparlamentarin për anëtarin e KSHZ-së

by admin
Spread the love

Deputet e Lidhjes Europiane për Ndryshim sot kanë  takuar  kryetarin e ri të Kuvendit, Jovan Mitrevski, nga ku edhe kanë kërkuar anëtarin e tyre në KSHZ, kërkesë kjo e opozitës shqiptare që bëhet për një kohë të gjatë. Deputeti Fadil Zendeli deklaroi se edhe Mitrevski nuk ka dhënë premtim për tejkalim të problemit me anëtarin e opozitës shqiptare në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.  Nëse vazhdon të zvarritet procedura, deputeti Zendeli tha se do të shqyrtojnë mundësinë për padi ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska.

FADIL ZENDELI, DEPUTET I LEVIZJES BESA

“Ne tash mo shqyrtojmë edhe alternativa të reja të veprimit tonë politik, për shkak se këtu ka shkelje drastike të Kodit Zgjedhor dhe rregullorës së kuvendit. Jemi në kontakt edhe me zyrat avokative në Shkup, që të ngrejmë një padi penale ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, nëse brenda ditëve në vijim ajo nuk e zhbllokon punën e Komisionit dhe nuk lejon që kandidati që është ligjor, kandidati i opozitës shqiptare, Abdush Demiri të kalojë”.

Deputeti i opozitës shqiptare  Fadil Zendeli tha se ish kryetari i kuvendit Talat Xhaferi, i ka dhënë mundësi që të propozojnë anëtar në KSHZ, Partisë Demokratike Europiane, që sipas tij, nuk i ka plotsuar kushtet ligjore konform Kodit Zgjedhor.  Zendeli tha se PDE-së nuk i takon që të propozojë kandidat për anëtar të opozitës në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like