(VIDEO) Opozita shqiptare paralajmëron mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme

by admin
Spread the love

Beteja jonë për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike do të vazhdojë derisa të plotësohet e drejta kushtetuese e opozitës. Kështu deklarojnë nga Fronti opozitar shqiptar. Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, duke folur në emër të frontit, ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në seancën e 129-të e cila do të mbahet nesër, në rend dite e ka vendosur edhe kërkesën e Opozitës Shqiptare, që ata  si opozitë,  të jenë  të përfaqësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me një anëtar. Pa këtë anëtar, Zendeli thotë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, do të jenë jokorrekte, jodemokratike, të manipuluara dhe anti-kushtetuese.

FADIL ZENDELI,DEPUTET I LËVIZJES BESA

“Si Opozitë Shqiptare disa ditë më parë ua bëmë me dije përfaqësuesve të pushtetit dhe i informuam edhe qytetarët, për të gjitha informacionet që i kemi lidhur me tentimet e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet. Mes të cilave janë edhe informatat se ministri i jashtëm Bujar Osmani është  përpjekur të keqpërdor kryesimin me OSBE-në për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve të procesit zgjedhor”.

Zendeli është zotuar se opozita shqiptare ka plan serioz për t’u përballur me çdo abuzim të mundshëm.  Deputeti i Lëvizjes Besa thotë se opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Ata vlersojnë se  çdo tentim i pushtetit për të marrë tërësisht në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, do të jetë shkelje e rëndë e kushtetutës, e demokracisë në vend si dhe do të dëmtojë rëndë rrugën euro integruese të vendit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like