(VIDEO) Opozita shqiptare kërkon anëtarë në KSHZ, përplasen Zendeli dhe Xhaferi

by admin
Spread the love

Përplasje dhe debat është zhvilluar në Kuvend në mes të kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili tha se opozita kërkoi që në rend dite në kuvend të jetë edhe dhënia e një vendi në komisionin shtetëror të zgjedhjeve edhe opozitës. Zendeli potencoi se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk e ka në plan që të merret me këtë çështje.

FADIL ZENDELI DEPUTET I LËVIZJES BESA

“Propozoj që rendi i ditës i mbledhjes ë 127 të plotësohet me një pikë plotësuese të rendit të ditës, ka të bëjë me propozim vendim për shpalljen e zgjedhjes së anëtarit të komisionit shtetëror zgjedhor. Konform kodit zgjedhor siç ndan vendet në kodin zgjedhor ndërmjet partive në pozitë dhe opozitë dmth 4 vende kanë partitë në pozitë 3 vende kanë partitë në opozitë dhe konform kësaj një vend nga partitë në opozitë është vakënd. Në 13.09 kemi parasthtru edhe kërkesë deri te kryetari i kuvendit që të jetë pjesë e rendit të ditës edhe kjo por kryetari i kuvendit nuk e pa të arsyeshme që ta vëndonte në rend dite”.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se nuk ka nevojë askush që ta lus kryetarin për çështjet që janë obligim i kryetarit të parlamentit dhe tha se ndërhyrja e deputetit Fadil Zendeli nuk do të vihet në votim për t’u shtuar në rend dite të kësaj seance sepse nuk ka material adekuat.

TALAT XHAFERI , KRYEPARLAMENTAR

“Çdo ditë del në konferenca për shtyp TALATI TALATI TALATI, Talati nuk është ai që vendos këtu, ka procedure, nuk flas unë gjëra, unë flas atë që është zyrtare këtu, atë që është zyrtare në bazë të kërkesës që e bëre dhe ndërpriteni më Talati sepse Talati nuk është fajtori kujdestar këtu për gjithqka. Material nuk kam, un nuk jam këtu konsultant i deputetëve, jam kryetar i parlamentit lexoni rregullat, ulu në vend, ulu në vend, ulu në vend”.

Kryeparlamentari Xhaferi deklaroi se kërkesa nuk ka parakushte për tu vënë në votim.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like