(VIDEO) Opozita paralajmëron se do të votojë Ligjin për pagën minimale

by admin
Spread the love

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut  sot vazhdoi debatin për Projekt-Ligjin e Pagve, me të cilin paga minimale duhet të rritet në 18.000 denarë. Edhe në ditën e dytë të debatit, deputetët e shumicës parlamentare dhe opozitës dolën me qëndrime të kundërta.

Shumica parlamentare konsideron se është mirë që të miratohet propozim-ligji për pagën minimale, e cila do të përmirësojë standardin e jetës rreth 80.000 mijë qytetarëve, dhe se sipas tyre ky është një hap pozitiv në ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e pagës minimale.

Lolita Ristova, deputete e LSDM-së

 “Me rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë njëkohësisht përmbushim edhe një premtim ndaj qytetarëve tanë. Kjo do të thotë se 80.000 punëtorë do të marrin pagë më të lartë për 45 euro më shumë që nga muaj prill. Pra, me rritjen  e pagës minimale përmirësohet standardi i jetës së qytetarëve tanë”

Nga VMRO-ja opozitare thonë se do të mbështesin rritjen e pagës minimale, por sipas tyre ka shumë hapësira ligjore që duhen të përmirësohen. Ata kritikuan shumicën parlamentare për refuzimin e amendamentit të tyre, i cili kishte për qëllim edhe rritjen e pagave tjera. Sipas tyre paga minimale prej 18.000 denarë është shpenzuar para kohe për shkak të inflacionit dhe nëse nuk merret parasysh koeficienti i kompleksitetit të punës, do të ketë situata në të cilat të punësuarit në pozita të ndryshme do të marrin përafërsisht të njëjtën pagë.

Lupço Prenxhov deputet nga VMRO-DPMNE

 “Mendojmë se paga minimale duhet të rritet në Republikën e Maqedonisë, konsiderojmë se duhet të analizojmë edhe tendencat tjera që ndodhin nga aspekti i pagave tjera në shtet. Publiku duhet që ta dijë se kush në Kuvend për çfarë mundohet. Ne do ta mbështesim rritjen e pagës minimale, por në të njëjtën kohë mendojmë se ka hapësira për shumë përmirësime, duhet edhe pagat tjera të rriten, ka shumë mungesa dhe për këtë shkak duhet patjetër të debatojmë, në mënyrë që qytetarë ta kuptojnë atë se kush për kë punon në këtë shtet”

Edhe nga partia opozitare,  Aleanca për Shqiptarët  paralajmëruan se do të mbështesin rritjen e pagës minimale, jo sepse është zgjidhja ligjore më e mirë, por sepse sipas tyre duhet ndihmuar punëtorëve  që marrin pagë minimale.

Projektligji pasoi marrëveshjen e arritur më 7 shkurt në seancën e Këshillit Ekonomik dhe Social. Kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale si nevojë ekzistenciale e punëtorëve është shqyrtuar në disa seanca të Këshillit Ekonomik dhe Social. Rritjen e pagës minimale nga 15.200 denarë në 18.000 denarë do ta përkrahë qeveria , e cila deri në fund të vitit nga Buxheti do të ndajë 16 milionë euro për mbulimin e diferencës në kontribute.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

You may also like