(VIDEO) Opozita kritikon fjalimin e presidentit, pushteti e mbështet

by admin
Spread the love

Stevo Pendarovski në periudhën e kaluar ka vepruar si analist pa ndërmarrë hapa konkretë. Do ta shihni shpesh në publik duke nxituar, pastaj kur të fitojë do të bëjë 2-3 hapa prapa, sepse nuk i intereson nëse do të pëlqehet nga populli, por nëse do të pëlqehet nga qeveria e BDI-së dhe LSDM nga e cila pret mbështetje për mandatin e ardhshëm, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuarfjalimin  e fundviotit të  presidentit Stevo Pendarovski.

HRISTIJAN MICKOVSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Shteti po zhytet në inflacion, krim dhe korrupsion, shëndetësia është një fatkeqësi, studentët nuk kanë tekste, kërcënime me bombë çdo ditë dhe ai është i përjashtuar nga përgjegjësia edhe pse ka një agjenci të tërë inteligjente nën autoritetin e tij. Nuk kam dëgjuar asnjë koment, përveç se po ndjekin opozitën dhe mua personalisht, nuk e di nëse po bëjnë diçka për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe Maqedonisë, personelit të saj të vendosur në agjencinë e inteligjencës”.

Edhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe me kritika të ashpra ndaj fjalimit të presidentit të shtetit, posaçërisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Sipas Snopçes, presidenti në fjalimin e tij kishte shumë konstatime dhe nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete.

HALIL SNOPÇE, DEPUTETI I ASH-SË

“Presidenti duhet të ofroj hapa konkret dhe jo vetëm konstatime. Nevojitet llogaridhënie nga të korruptuarit. Te ne presidenti i vendit dezerton nga lufta kundër korrupsionit. Te ne drejtësia nuk ka shqyrtuar asnjë nga 58 raste të parashtruara nga komisioni shetëror për parandalimin e korrupsionit në 4 vitet e fundit”.

Arbër Ademi nga BDI tha se sa i përket fjalimit të presidentit të shtetit për shumë prej çështjeve e ndajnë të njejtin qëndrim duke filluar nga zhvillimet e fundit dhe lufta në Ukraninë e cila tergoi se sa ka qenë e rëndësishme Marrëveshja e Prespës. Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin një ditë e më parë .

ARBËR ADEMI, MINISTËR I EKONOMISË

“Ne sot po i gëzojmë benefitet e marrëveshjes së Prespës, po ashtu duhet të gëzojmë edhe benefitet e propozimit francez. Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin një ditë e më para. Ndryshimet kushtetuese ku do të inkorporoheshin edhe komuniteti bullgar përskaj komuniteteve tjera që janë pjesë e preambulës, nuk do t’i sjellin asgjë të keqe vendit tonë. Përkundrazi një herë e përgjithmonë bëhet distikcion midis popullit maqedonas dhe popullit bullgar, që ska mundësi që të jenë i njëjti popull”.

Deputetja Daniella Koleva tha se LSDM përshëndet fjalimin e Pendarovskit për politikat që nënkuptojnë vlera evropiane për vendin tonë, të cilat e forcojnë partneritetin strategjik me SHBA dhe ndikojnë në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

DANIELLA KOLEVA NGA LSDM

Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e nisjen së negociatave për në BE. Pas 17 viteve duke qëndruar pa lëvizur, më në fund kemi filluar bisedimet me Unionin Evropian, skriningu është në proces edhe më e rëndësishme kemi filluar negociatat me gjuhën maqedonase të mbrojtur, vërtetim për këtë është nënshkrimi i marëveshjes “Frontex” .

Deputetët e LSDM janë krenarë që janë pjesë e këtij procesi për dallim me nga deputetët e VMRO-së që vazdhimisht kanë përhapur gënjeshtra për asimilimin e popullit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like