(VIDEO) Oki u vra në prani të dy femrave, kamerat e sigurisë regjistrojnë detajet

by admin
Spread the love

Mediat greke kanë dalë me informata të reja rreth vrasjes së Orhan Bajramit nga Shkupi në hallkidiki. Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, vrasësit e Orhan Bajramit kanë aritur në resortin luksoz ku ai po qëndronte me një veturë me targa të huaja dhe jo me motor siç u raportua fillimisht.
Duke cituar burime nga hetimi, mediat greke raportojnë se policia disponon një video të mjetit të përdorur nga sulmuesit. Mediat greke kanë publikuar pamje nga vila ku pretendojnë se ndodhej i vrari, shoku i tij i plagosur, 45-vjeçari Sead Slezoviç dhe dy gra. Sipas ERT, kamerat e sigurisë kanë regjistruar një makinë pasagjerësh me targa të huaja para dhe pas sulmit vrasës, pranë vilës ku ndodhej i vrari Oki. Sipas burimeve policore, automjeti i përdorur nga autorët e vrasjes nuk ka kaluar kufijtë shtetërorë. “Mjeti nuk ka kaluar në asnjë pikë kufitare, ndaj po kryhen kërkime të gjera për lokalizimin e tij në Greqi”, thonë për mediat greke të njëjtat burime policore. Megjithatë, autorët mund të kenë lënë vetëm mjetin, ndërsa kanë kaluar kufirin jashtë Greqisë duke përdorur mjete të tjera. Sipas informacioneve të fundit, pasi kanë dalë nga makina, dy autorët kanë kërcyer murin, kanë qëndruar para xhamit të madh dhe kanë qëlluar nga jashtë me një pistoletë të kalibrit 32 mm në drejtim të personave në shtëpi. Ata qëlluan 19 herë. Sipas mediave greke, dy gratë dhe një burrë ishin dëshmitare okulare të vrasjes. Kanë qenë ata që kanë nisur thirrjen për ndihmë dhe kanë telefonuar në numrin 112 dhe më pas së bashku me personin e tretë kanë dërguar dy personat në Qendrën Shëndetësore të Kasandrës. Kur kanë arritur efektivët e parë të policisë, viktimat veç më ishin dërguar në Qendrën Shëndetësore. Nga mënyra se si u krye vrasja, autoritetet greke supozuan që në fillim se bëhej fjalë për një ekzekutim të organizuar.
/SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like