VIDEO/ Një penallti në fund i mohon fitoren Mançester Sitit, minuta për Brojën në fitoren e Çelsit në shtëpi

by admin
Spread the love

Mançester Sitit të Guardiolës i ka ikur fitorja nga duart në minutat e fundit përballë Kristal Palas e luajtur në “Etihad”.

Kampionët e Anglisë po udhëhiqnin 2-0, teksa një gol nga Mateta në të 76’ dhe një penallti në fund e shënuar nga Olise i nxorri miqtë me një pikë nga ky duel.

Në sfidën tjetër të luajtur në “Stamford Bridge”, Çelsi mundi 2-0 Shefilld Junajtid duke u ngjitur sërish në vendin e 10-ë në renditje. Gjithashtu kishte minuta dhe për Armando Brojën, i cili u aktivizua në të 75’ në vend të Rahim Sterling.

Ndërkohë Njukasëlli mundi 3-0 skuadrën e Fulhemit.

REZULTATET:

MAN. SITI 2-2 KRISTAL PALAS

Grilish 24’, Luis 54’ / Mateta 76’, Olise (P) 90+5’

-GOLI I OLISE (VIDEO)

ÇELSI 2-0 SHEFILLD JUNAJTID

Palmer 54’, N. Xhekson 61’

-GOLI I XHEKSON (VIDEO)

-GOLI I PALMER (VIDEO)

NJUKASËLL 3-0 FULHEM

Milej 57’, Almiron 64’, Bërn 82’

RENDITJA:

05245415

PANORAMASPORT.AL

You may also like