Nikollovski: Skenari për të siguruar deputetët për ndryshimet kushtetuese ka dështuar

by admin
Spread the love

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ishte i ftuar i radhës  në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Nikollovski tha se  skenari për të siguruar deputetët për ndryshimet kushtetuese ka dështuar, tani siç tha ai,  dëshirojnë ta dobësojnë VMRO-në.

Duke folur për zhvillimet e fundit në VMRO-DPMNE dhe përplasjen me ish kryeministrin Nikolla Gruevski ai tha se, ka një koalicion në mes BDI-së, duke përmendur edhe emra të përveçshëm, siç tha, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe  LSDM në njërën anë dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski në anën tjetër.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI,NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE

“Aty po tregtohet me ide të ndryshme, disa ide kanë qenë të sigurohet deputetë për ndryshimet kushtetuese, dhe kur u pa se kjo është e pamundur dhe se 44 deputetët e VMRO-së dhe koalicionit kanë qëndrim të qartë, është dalë në ide tjera për dobësimin e VMRO-DPMNE-së.  Plani i parë ka dështuar dhe se Gruevski nuk ka ndikim të asnjë deputet i tyre”.

I pytur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Nikollovski është bindur se partia e tij do të fitojë bindshëm, madje siç tha ai,  VMRO e vetme do t’i ketë mbi 61 deputetët. Nënkryetari i kësaj partie gjithashtu tha se VMRO-DPMNE, është e bashkuar dhe nuk ka ndarje.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI,NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE

“Asnjëherë në opozitë nuk ka patur 3-1 me partinë në pushtet. Në lidhje me zgjedhjet çdokush mund të të testohet dhe të sheh se çfarë mendojnë qytetarët. Mendojë se VMRO-DPMNE do të ketë e vetme mbi 61 deputetët, që është një rezultat i fuqishëm nga pozita. VMRO, nëse duhet të jap prognozë, ose do t’i ketë 61 deputetë ose do të jetë shumë afër”.

Ndërkaq, duke folur në  lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, Nikollovski tha se këto ndryshime ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tre muaj ka refuzuar që t’i nënshkruaj. Ai gjithashtu tha se këto ndryshime i shërbejnë dy strukturave që nuk kanë fare të bëjnë me VMRO-në e tanishme.

Samir Mustafa /SHENJA/



You may also like