(VIDEO) Ngrohja qendrore në Shkup rritet nga 14.8% deri në 16.31%

by admin
Spread the love

Çmimi i ri i ngrohjes nga muaji gusht në Shkup do të rritet nga 14,18 deri në 16,31 për qind. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovski tha se kjo vjen si pasojë e rritjes së çmimit të gazit natyror në tregun botërorë.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Në rrjetin më të madh ku furnizohen rreth 90 për qind e shpenzuesve në qytetin e Shkupit, çmimi i energjisë për ngrohje do të rritet për 14,18 për qind. Për konsumatorët e ngrohjes me hekur dhe për energjinë, çmimi i energjisë ngrohëse rritet për 15,58 për qind dhe për shpenzuesit të kyçur në rrjetin Shkup-Veri çmimi rrite për 16,31 për qind”.

Ai dha shembull se si do të ishte çmimi mesatar. Për një faturë mesatare prej 1 800 denarëve, kjo do të thotë rritje të kostos për 250 denarë. Nëse fatura është 2 000 denarë, nga gushti do të kushtoj 2 800 denarë.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Këto ditë, çmimi i gazit natyror ‘është çmendur’ dhe ka arritur në 2 200 dollarë për metër kub. Ky është një çmim që askush nuk mund ta parashikoj, as në skenaret më të këqija. Për fat të keq, duhet të jetojmë me këto çmime të larta, marrë parasysh edhe se vendet e Evropës po përballen edhe me problem që ka të bëjë me sigurimin e gazit natyror”.

Sipas përllogaritjeve të KRRE-së,  parashihet që Te-To të siguroj 70% të energjisë ngrohëse të nevojshme, kurse 30% është do të sigurohet nga Qyteti i Shkupit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like