(VIDEO) Ngrirja e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt

by admin
Spread the love

Rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit do të parandalohet me vendosjen e marzheve të importit të produkteve me shumicë dhe pakicë. Kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke pasur parasysh se masa për ngrirjen e çmimeve, vlen deri në fund të muajit.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Lidhur me rritjen e masës tash më janë nga fundi të gjitha analizat në sektorin e tregtisë në Ministrinë e Ekonomisë, sigurisht që koordnimim edhe me resorët e tjerë në Qeveri. Këtë javë dhe javën e ardhëshme do të kemi takime të drejtëprdrejta me të gjitha palët e tanguara, veçanërisht me prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore, ato produkte që janë vendosur në listën për ngrirje, që të gjejmë mënyrë, me qëllim që të mos ketë rritje të çmimeve. Me shumë gjasa do të shkohet me definimin e marzhave të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë”.

Përndryshe, vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë vjen pas rritjes së çmimeve për muaj të tërë dhe pas shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin e energjetikës, më 9 nëntor.

Ndërkaq, për protestat e paralajmëruara OdaTregtare për Energjetikë dhe kompanitë më 25 shkurt, kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, Bekteshi komentoi vetëm se kjo është e drejtë demokratike e gjithëkujt.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Është e drejtë demokratike e të gjithëve, përfshirë edhe Odat. Mesa jam i informuar kjo Odë as nuk është e regjistruar në Odat më të mëdha siç janë Lidhja e Sindikatave dhe në Sindikatën e e Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore. Kanë të drejtë të protesojnë dhe në mënyrë të qetë ta tregojnë atë që e mendojnë. Lidhur me BVNJL, do ju bëja thirrje që të drejtoheni tek EVN dhe EMV që të merrni faturat e pa paguara nga muaji i 12, të mos flasim për muajin e parë të këtij viti”.

Ankesë për faturat e larta të energjisë elektrike kanë paraqitur edhe kryetarët e komunave të Shkupit, të cilët thonë se nuk kanë mundësi që ti paguajnë faturat e muajve të fundit, pasi çmimi i energjisë elektrike është rritur shumë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like