(VIDEO) Nga sot nis gjendja e krizës, autoritetet rekomandojnë të kursehet rryma

by admin
Spread the love




Kryetari i Komisionit Rregullator  të Energjetikës, Marko Bislimovski, sot ka bërë të ditur se nga BEG-së është kërkuar kthimi i faturave të ngrohjes për Shkupin për muajin gusht.  Ai tha se në vend të 15 për qind, ishin 40 për qind  më të shtrenjta dhe në to nuk përfshiheshin subvencionet shtetërore. Bislimovski  ka kërkuar që të anulohen faturat e fundit të ngrohjes, të cilat janë dukshëm më të larta. Sipas tij, është bërë gabim në përllogaritje dhe nuk është llogaritur subvencioni i dhënë nga shteti.

MARKO BISLIMOVSKI-KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

“Subvencioni nga Qeveria nuk është i përfshirë në këto llogari. Kjo është arsyeja pse faturat janë rritur ndjeshëm. Kërkojmë që BEG të anulojë të gjitha faturat dhe të përgatisë fatura të reja ku do të llogaritet subvencioni që qytetarët marrin nga Qeveria. Fondet janë dhënë. Është një vendim i caktuar që është marrë. Konsumatorët e energjisë termike do të marrin subvencione. Faturat e përgatitura nga BEG dhe të dërguara me 31 gusht dhe gushti nuk është kompletuar, do të anulohen”.

Që të tejkalohet kjo situatë, Bislimovski informon se KRRE kërkon që BEG të anulojë të gjitha faturat që janë dërguar te shfrytëzuesit dhe të përgatiten fatura të reja ku do të kalkulohet subvencioni që e përfitojnë qytetarët nga ana e Qeverisë.

MARKO BISLIMOVSKI-KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

“Faturat e përgatitura dhe të dërguara nga BEG më 30 dhe 31 gusht do të kthehen mbrapsht dhe ata do të dërgojë të reja me subvencionin e llogaritur dhe nuk do të ketë asnjë problem për të kryer të gjitha këto”.

Marko Bislimovski më tej nuk e përjashton mundësinë  që të ketë ndodhur  edhe ndonjë gabim eventual  i caktuar administrativ.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 


You may also like