(VIDEO) Nesër fillon skriningu nëpër shkolla fillore

by admin
Spread the love




Prej nesër fillon skriningu për identifikimin e rasteve të Covid19 mes nxënësve të shkollës fillore. Komisioni për Sëmundje Infektive thotë se numrat e fundit nga shkollat fillore kanë ngritur alarmin dhe kanë detyruar komisionin që të ndërmarrë këtë nismë. Sipas zëdhënësit të Komisionit, Zllate Mehmedoviq, skriningu po bëhet për të parandaluar rritjen e transmisionit të nxënësve filloristë, ndërsa në shkollat e mesme situata për momentin është stabile.

ZLLATE MEHMEDOVIQ, ZËDHENËS I KSI

“Nga nesër fillojmë skriningun në shkollat fillore ku numri i infektimeve të reja është rritur. Në shkollat e mesme nuk kemi situatë të tillë. Aty situata epidemiologjike është stabile edhe sipas raporteve të Institutit për Shëndet Publik. Por numrat shqetësuese nga shkollat fillore ishin alarm që të iniciojme një skrining të tillë”.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive sqaron se skriningu do të zhvillohet brenda ambientit të shkollave, për çka tashmë janë angazhuar ekipet e nevojshme mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë.

ALEKSANDAR PETLIÇKOVSKI, KRYETAR I KSI

“Skriningu do te zhvillohet në shkolla. Prindërit të cilët sot kanë dhënë pëlqim që fëmijët e tyre të testohen, nuk kanë nevojë t’i dërgojnë në qendrat e testimit, sepse fëmijët e tyre do të testohen brenda shkollave”.

Komisioni për Sëmundje Infektive publikoi sot edhe protokollet e reja për mjekët amë sa i përket trajtimit dhe kurimit të pacientëve me Covid19. Ata sqarojnë se protokollet janë informative dhe nuk janë obliguese, por shërbejnë për informimin e mjekëve amë. Sidoqoftë, Komisioni kategorikisht hedh poshtë tezën se vdekshmëria e lartë e pacientëve me Covid19 në vendin tonë në krahasim me rajonin, mund të ketë lidhje me mos respektimin e protokolleve nga ana e mjekëve.

/SHENJA/

 


You may also like