(VIDEO) Nesër do të vendoset se kur do të nisë skriningu i nxënësve

by admin
Spread the love




Nuk ka nevojë për masa të reja kundër koronavirusit, këto masa që janë tani janë të mjaftueshme dhe po japin efekt, vlerëson ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Ai tha se në ditët e fundit ka ulje të numrit të të infektuarve dhe se gjysmëvjetori i dytë në shkolla me prezencë fizike do të fillojë nesër më 1 shkurt.

“Nesër do të fillojë gjysmëvjetori i dytë për nxënësit dhe ne do të jemi në shërbim, që të informojmë opinionin për çfarë do mundësie për të marrë ndonjë masë. Një ndër pikat në takimin e nesërm me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse do të jetë edhe kjo temë”, deklaroi Bekim Sali.

Sali më tej deklaron se për nxënësit do të ketë edhe skrining, e cila do të jetë fizike nëpër qendrat publike shëndetësore, me qëllim të jemi në dijeni për statistikat e rasteteve pozitive
I pari i Shëndetësisë ka komentuar edhe për vendimin e qeverisë së Kosovës të cilët nga 24 janari ka vënë në fuqi vendimin që hyrjet në territorin e saj të bëhen vetëm me tre doza të vaksinës anti-Covid apo me dy doza të vaksinës dhe test PCR negativ jo më të vjetër se 48, i cili tha se jemi në kontakt të mjaftueshëm me homologun e tij të Kosovës, por situata ende është alarmante në Kosovë dhe nuk ka parakushte për të lehtësuar hyrjen në atë shtet.

Samir Mustafa /SHENJA/ 


You may also like