(VIDEO) Nënkryetari i VMRO-së: Pas zgjedhjeve nuk do të ketë Qeveri me BDI-në

by admin
Spread the love

“Pas zgjedhjeve një gjë është e sigurt, VMRO-DPMNE nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në”. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i VMRO-së, deputeti Aleksandër Nikollovski. Ai tha se një nga arsyet për rejtingun e ulët të LSDM-së, është për shkak se ata nuk e kanë realizuar premtimin e tyre të vitit 2016, kur lideri i partisë, Zoran Zaev, tha se nuk do të hyjnë në koalicion me “kriminelët dhe bandat” nga BDI.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI, VMRO

“Kjo udhëheqësi e BDI-së për fat të keq gjithçka ka kriminalizuar deri në maksimum, po thuajse nuk ka ditë në të cilën nuk ka ndonjë aferë për përfaqësues të BDI-së. Kjo është sjellje të cilën askush nuk mund ta toleroj dhe sjellje që duhet të hetohet nga organet dhe jo të jetë pjesë e punës qeveritare, për shkak se ne dalim me programin tonë dhe këtë program nuk mund ta zbatojnë njerëz të cilët shkojnë në mëngjes në punë dhe mendojnë se si të keqpërdorin diçka ose të bëjnë krim”.

Nikollovski ka përsëritur qëndrimin që e ka paraqitur disa herë para mediave, se në Kuvend nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, sepse nuk do të votojë asnjë deputet nga partia e tij.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI, VMRO

“Ne e mbyllëm këtë. Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, ndaj mendoj se është e kotë të futemi në teza dhe hipoteza që kanë të vetmin qëllim të mashtrojnë publikun nga çështjet reale, dhe kjo është si p.sh, si është e mundur që Lotaria e Shtetit është larguar nga hapësirat shtetërore dhe private…nënshkruan qira 2.6 milionë euro dhe më pas kompaninë e blen djali i një deputeti të BDI-së. Këto janë çështjet reale në Maqedoni. Që ta mbyllim temën, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar as para zgjedhjeve, as pas zgjedhjeve”.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së  tha se për VMRO-në do të ishte më mirë që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen veçmas, por sipas tij interesi shtetëror është më i madh nëse zgjedhjet parlamentare mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sepse siç thotë ai, nuk ka logjikë të shpenzohen mjete të dyfishta, dyfish të punësohen borde zgjedhore dhe të ngrijë i gjithë vendi për shtatë muaj për shkak të dispozitave të tjera të Kodit Zgjedhor.

/SHENJA/ 

 

 

MARKETING



You may also like