(VIDEO) Në mesnatë lindën tre foshnje

by admin
Spread the love

Ditën e parë të vitit 2020, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë kanë lindur tre foshnjë në minutën e parë dhe të dytë pas mesnate dhe foshnja e tretë në orën 05:00 të mëngjesit. Dy prej tyre janë meshkuj dhe një vajzë.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Foshnja e parë është djalë. Fëmija i katërt në familjen Stoshiq, të prindërve Suzana dhe Goran. I uroj që të rritet me shëndet, të jetë i suksesshëm. Ka 3 kilogram e 70 gram dhe ka 50 centimetër. Është lindur në minutën e parë në mesnatë, ndërsa në minutën e dytë edhe një foshnje tjetër. Kjo është me lindje spontane, ndërsa e dyta me lindje cezariane dhe është vajzë, ka 3 kilogram e 50 gram. I ka gjithashtu 50 centimetër dhe është fëmija i parë i nënës Simona. Edhe asaj i dëshiroj shëndet dhe suksese”.

Foshnja e tretë siç njofton drejtoresha e spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë Viktorija Jovanovska, ka lindur në Qendrën Covid të klinikës, nga nëna e infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për foshnje mashkull, që i ka 2 kilogram e 440 gram dhe ka lindur në orën 5 të mëngjesit.

Viktorija Jovanovska, drejtore e spitalit të Gjinekologjisë

“Të tre fëmijët që kanë lindur janë mirë me shëndet, përfshirë edhe foshnjën, që ka lindur në Kovid-Qendrën. Edhe nëna është mirë, ka lindur me lindje spontane dhe shumë shpejtë do të lirohet në shtëpi”.

Ajo poashtu njoftoi se në pjesën e Qendrës Kovid në  Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, trajtohet për momentin vetëm nëna që sapo ka lindur dhe që është pozitive me koronavirus dhe nuk ka pacientë të tjerë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like