(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Çdo vonesë do të jetë në favor të Bullgarisë

by admin
Spread the love

Praktika tregon se koha nuk funksionon në favorin tonë kur jemi jashtë procesit. Sa më gjatë të presim, do të hapen gjithnjë e më shumë çështje, të cilat vetëm sa do ta komplikojnë procesin dhe do të forcojnë pozitën e Bullgarisë. Të mos i lejojmë vetes ta komplikojmë procesin kur rruga tashmë është e qartë para nesh. Kështu tha në një intervistë për Civil media zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EUROPIANE

“Marrëveshja nuk është bërë sipas ‘diktatit bullgar’, përkundrazi, ne kemi arritur një marrëveshje me të cilën kemi nxjerrë maksimumin dhe kemi negociuar në favorin tonë, me të cilën kemi arritur t’i vendosim në një kornizë kërkesat dhe obligimet e të dyja palëve, edhe maqedonase dhe bullgare”.

Ai shton se korniza jonë e negociatave e mbron gjuhën dhe identitetin maqedonas, me të cilin, thotë ai, arritëm që çështjet bullgare të mos bëhen evropiane dhe të mos e vënë në pikëpyetje të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EUROPIANE

“Detyrimet janë të përshkruara në kornizën e negociatave dhe janë detyrime që ne i kemi pranuar për arritjen e objektivit strategjik deri në vitin 2030, që është anëtarësimi i plotë në BE. Kërkesat tona kryesore në marrëveshje janë përmbushur dhe për këtë arsye nuk ka asnjë argument të vetëm që ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë duhet të quhet diktat bullgar. Jo, ai është një propozim europian”.

Mariçiq thekson se nuk do të ketë kornizë më të mirë, dhe këtë na e ka thënë I gjithë Bashjkimi Europian.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EUROPIANE

“VMRO-DPMNE-së i është thënë shumë herë nga miqtë tanë evropianë, përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të BE-së, diplomatë në vend, eurodeputetë se korniza e negociatave nuk mund të rinegociohet dhe se Marrëveshja e re nuk është e mundur”.

Ai thotë se nuk mund të ketë rinegocim të kornizës që është rënë dakord dhe miratuar vitin e kaluar në Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe ne nuk mund ta ndryshojmë atë.

/SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like