VIDEO/ Ndeshje dramatike! 3 gola në kohën shtesë, Bolonja e Tiago Motës eliminon kampionët e Interit nga Kupa e Italisë

by admin
Spread the love

Ndeshje dramatike! Kampionët e Interit eliminohen nga Kupa e Italisë, teksa u mposhtën mbrëmjen e sotme në “San Siro” me shifrat 1-2 nga Bolonja e Tiago Motës, që konfirmohet kështu “Hirushja” e këtij sezoni në futbollin italian.

Vlen të theksohet fakti se të 3 golat u shënuan në kohët shtesë, pasi 90 minutat u mbyllën me shifrat 0-0.  

FT: INTER-BOLONJA 1-2

Karlos Augusto 92′ / Beukema 112′, Ndoje 116′

KOMENTI: 

116′ GOOOOL BOLONJA 1-2/ “Rruge në qiell të hapur”, skuadra e Tiago Motës përmbys rezultatin me anë të Ndoje. Nuk iu besojnë syve interistët (VIDEO)

112′ GOOOOL BOLONJA 1-1/ Shtanget skuadra e Inzagit, miqtë gjejnë baraspeshën në “San Siro”me anë të Beukema. (VIDEO)

98′ Inzagi kryen zëvendësimin e fundit, largohet Lautaro Martinez i dëmtuar, vendin e tij e merr Mkhitarjan.

92′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet më në fund sfida, skuadra e Inzagit gjen rrugën e rrjetës me anë të Karlos Augustos. Mbrojtësi godet saktë me kokë brenda zonës pas asistit të Dimarkos nga goditja e këndit. (VIDEO)

91′ Zëvendësim te Interi, largohet Bisek, vendin e tij e merr Pavar.

Mbyllet pa fitues koha e rregullt, dueli shkon në shtesa! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

83′ Zëvendësim te Interi, largohet Asllani, vendin e tij e merr Sensi.

74′ Tre zëvendësime te Interi, largohet Aranutoviç, Klasen dhe Bastoni, në fushë, Turam, Barela dhe Dimarko.

65′ Lautaro Martinez humbet 11-metërshin, tentativa e tij ndalet nga portieri Ravalia (VIDEO)

63′ Penallti për Interin pas prekjes së topit me dorë brenda zonës (VIDEO)

53′ Asllani jep një asist perfekt për Arnautoviç, i cili shpërdoron një shans të artë ku brenda zonës në afërsi të pikës së penalltisë e ka dërguar topin jashtë kuadratit (VIDEO)

PJESA E PARË: 

Dominimi i Interit nuk mjafton, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura! Zikaltrit e Inzagit regjistruan 2 gjuajtje në kuadrat, por pa gjetur golin, ndërkohë që Bolonja në krahun tjetër, nuk ka shënjestruar asnjëherë katërkëndorin. Paraqitje pozitive për Asllanin në 45 minutat e para. 

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Audero; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Asllani, Klasen, Karlos Augusto; Lautaro, Arnautoviç.

Trajner: Simone Inzagi

BOLONJA (4-2-3-1): Ravalja; Koraca, Beukema, Lukumì, Likogianis; Ebisher, Moro; Fabian, Urbanski, Salemakers; Van Hojdonk.

Trajner: Tiago Mota.

PANORAMASPORT.AL

You may also like