(VIDEO) Mot i ndryshueshëm me shi dhe diell, në male borë

by admin
Spread the love

 

Gjatë natës dhe në mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut është vërejtur qartë ulja e temperaturës në vend. Sipas raporteve të Drejtorisë Hidrometrologjike (DPHM), moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, që përfshijnë reshje të përkohshme shiu, ku në disa vende më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima të rralla, veçanërisht paradite.

Bazuar në raportet e tyre, temperaturë më e ulët është shënuar në Kodër të Diellit, me -4 gradë Celsius. Ndërsa, më së shumti shi, gjatë 24 orët e fundit deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, ka rënë në Mavrovë.  Ajër më i ftohtë gjatë natës dhe rritje të vranësirave janë zhvendosur në lindje dhe juglindje të vendit. Në pjesët më të larta malore ka rënë edhe edhe borë.

 DREJTORIA HIDROMETROLOGJIKE

 “Në pjesët më të larta malore do të bjerë borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Pasdite vranësira do të ulet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius”.

Ndërsa sa i përket kryeqytetit, paradite në dis vende mund të ketë reshje të shiut. Parashikohet të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale parashikohet të bjerë në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri më 15 gradë celsius. Nga DPHM njoftojnë se deri të enjten parashikohet të mbajë mot herë pas here jostabil me reshje, bubullima të rralla dhe herë pas here me erë e përforcuar. Temperaturat ditore pritet do të rriten gradualisht./SHENJA/

MARKETING



You may also like