VIDEO/ Momenti i tmerrit kur dy avionët e parashutistëve përplasen në ajër duke shpërthyer në flakë (fotot)

by admin
Spread the love

Në pamje shihen momentet kur dy avionë të mbushur me parashutistë përplasen me njëri-tjetrin duke shpërthyer në flakë në ajër.

Aksidenti horror ndodhi mbi liqenin Lake Superior, në Wisconsin, SHBA gjatë një praktikë rutinë hedhjeje me parashutë.

Pamjet e rënda tregojnë grupin e parashutistëve që përgatiten të hidhen kur avioni i dytë u afrohet nga poshtë.

Por në një keqllogaritje të distancës mjeti përplas avionin mbi të duke shkaktuar një zjarr.

Në momentin e plasjes një parashutist ishte duke qëndruar në krahët e avionit por më pas lëshohet në ajër.

Instruktori i parashutistëve Mike Robinson tha se avioni i përplasur kishte katër parashutistë në bord dhe po ndiqej nga një tjetër mjet me pesë parashutistë.

Incidenti i tmerrshëm është filmuar në 2013 por është shfaqur vetëm kohët e fundit kur është bërë viral në rrjet.

Fatmirësisht asnjë person nuk pësoi plagë të rënda nga aksidenti, raporton rrjeti CNN.

Piloti i avionit u tha zjarrfikësave në tokë se gjatë përplasjes ishin thyer xhamat e kabinës së pilotimit.

Nuk eshte kuptuar se cfare e shkaktoi shkendijen e shndritshme te perplasjes.

Duke folur mbi incidentin, Robinson tha për rrjetin The Guardian. “Ne e bëjmë këtë gjatë gjithë kohës dhe nuk e kuptojmë se çfarë bëri të ndodhte përplasjen”.

“Por ndodhi ky shpërthim drite, dhe krahu i avionit u kris”.

“Ne të gjithë e dinim që ishim përplasur … Krahu i avionit tonë u kris dhe u detyruam të uleshim”.