(VIDEO) Mjeku Memedoviq alarmon: Numri i të infektuarve do të vazhdojë të rritet

by admin
Spread the love

“Virusi është i paparashikueshëm dhe se të gjitha skenarët janë të mundshëm, prandaj e përkrahi vendimin që të shtyhet gjysmë-vjetori i dytë. Përhapja shtesë në shkolla do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen epidemiologjike, kur është në pyetje varianti Omicron”. Kështu shprehet mjeku Zllate Mehmedoviq, në Emisionin Debativ në Televizionin Shenja.

ZLLATE MEHMEDOVIQ, MJEK

“Ne nuk e dimë se cilat do të jenë pasojat e Omicronit. Atë që mund ta shohim se përpos që rriten numrat kemi rritje edhe edhe t të hospitalizimeve, kemi ende raste të vdekjeve. Ende jemi larg asaj të themi se kjo sëmundje është e ngjashme me gripin dhe nuk do të shkaktojë ç’rregullime”.

Mehmedoviq alarmon  se në vazhdim do të kemi rritje të numrit të infektimeve, dhe se shifra prej mbi 2000 në ditë, nuk do të jetë më e larta ngase vendi nuk e ka arritur ende pikun. Ai tha se në momentin kur njerëzit shohin se këta numra po rriten atëherë vetvetiu fillojnë edhe të mbrojnë vetën e tyre.

ZLLATE MEHMEDOVIQ, MJEK

“Elementi psikologjik tek çdo njeri është më ndryshe, atëherë njerëzit vet fillojnë të pyesin se si të shpëtojnë nga virusi. Masat për tu mbrojtur janë shumë të thjeshta, të mbani maskë, të mbani distancë, të mbani higjienë dhe t’i shmangni hapësirat e mbyllura.”

Të vetmen mënyrw për të shpëtuar nga ky virus Mehmedoviç e sheh tek vaksinat. Ai i bën apel të gjithë qytetarëve, që të imonizohen për të mbrojtur veten, familjarët, të tjerët dhe për  ta larguar pandemin nga ne.

ZLLATE MEHMEDOVIQ, MJEK

“Kur flasim për vaksinat dhe dëshirojmë të themi se një vaksinë është e sigurt, flasim për përfitimet dhe rreziqet. Rreziqet që maten me promile konkretisht për sëmundjen konkrete, q mund ndodhë në formë të miokarditit është të paktën qindra mijëra herë më pak nga rreziku të merrni miokardit në momentin kur do të infektoheni me kovid”.

Ai largon  dyshimet që kanë qytetarët në lidhje me vakcinat,  duke sqaruar se  vaksinat nuk ju sëmurin por e aktivizojnë sistemin imunitar që të krijojnë anti-trupa që do t’ju mbrojë nga virusi.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like