(VIDEO) Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë një 17 vjeçare nga koronavirusi

by admin
Spread the love

Humbë jetën një 17 vjeçare nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotshme pacietja e re në moshë nuk ka mundur të fitojë betejën me kovid-19. Nga atje thonë se 17-vjeçarja ka qenë e diagnostifikuar me koronavirus dhe nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkaq ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe diabetin. Ajo më datë 18.10.2021 është pranuar për trajnim në Manastir, ndërsa më 19.10.2021 është trasferuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë

“Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”.

Ndërkaq, vaksinimi po zhvillohet pandërperë në të gjitha pikat në vend, ndërsa vazhdon ende edhe imunizmi në terren. Autoritetet shëndetësore thonse se janë aplikuar gjithsej 1.600.966 doza të vaksinës, 773.537 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 24.021 qytetarë.

Dje gjithsej janë vaksinuar 5.532 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 666 qytetarë dhe dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 3.816 qytetarë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like