(VIDEO) Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali: Nuk do të jap dorëheqje!

by admin
Spread the love




Bekim Sali do të vazhdoj të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësis edhe më tej. Këtë e konfirmoi vetë Sali, pas lajmeve që qarkulluan gjatë ditës se nga shtatori në mesin e disa ndryshimeve që do të ndodhin në Qeveri, Sali nuk do të jetë më ministër. Ai u shpreh se me siguri puna e tij po ia prish llogarinë dikujt, por ai nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga parimet e tij, për të finalizuar projektet që i ka nisur.

 Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë

“Master Plani  për  Shëndetësi 2022-2030, Lista pozitive e barnave,  Qendra e re Klinike,  investimet në pajisje dhe në  Spitalet ne nivel nacional dhe e fundit  transparenca gjatë  rastit ‘Zhan Mitrev’ dhe vendoshmëria ime për  ta zbardhur  këtë  rast, po ua ’prish llogarinë’  dikujt. Secili projekt pret finalizim dhe nuk ka arsye për t’u tërhequr nga këto  projekte. Sidoqoftë,  unë nuk  heq dorë  nga parimet e mia dhe qëllimi për  të  çuar këto procese deri në  fund, sado që kjo i pëlqen  apo nuk i pëlqen  dikujt”.

“Faktor” duke u thirrur në burime brenda dikasterit të Shëndetësisë, ka thënë se nga muaji shtator do të ketë disa ndryshime. Sipas tyre Sali kishte kërkuar të tërhiqet nga posti i ministrit sepse nuk e dëshiron më këtë funksion, ndërsa në vendin e tij përmendeshin emra të drejtorëve të disa klinikave. Poashtu kanë shkruar se këtë post do ta kthej sërisht LSDM-ja. Gjithashtu sipas burimeve të tyre, do të ketë edhe ndryshime në disa poste drejtorësh në një pjesë të institucioneve shëndetësore.

Bekim Sali në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, qëndron nga janari i këtij viti.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like