(VIDEO) Milloshoski: Kovaçevski dhe Ahmeti negociuan për amnisti me Gruevskin

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për deklaratat e fundit të ish kryetarit të arratisur Nikolla Gruevskit dhe kryetarit të tanishëm Hristian Mickoskit, për ndryshimet kushtetuese. Nga BDI theksojnë se lideri Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit ka folur për procesin e negociatave të Përzhinos dhe takimeve me Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski dhe shtojnë se me shqetësim të madh ndjekin ndasitë e thella që po shfaqen në betejën midis integrimit dhe izolimit.

BDI

“Në këto takime të liderëve në klubin e deputetëve, që janë zhvilluar edhe në dijeni të komunitetit ndërkombëtar dhe të udhëheqësive partiake, u formua grup pune i përbërë nga Oliver Spasovski, Nikolla Todorov dhe Artan Grubi”.

Ndërkaq, ka reaguar edhe deputeti VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, i cili është në një vijë me kryetarin Mickoski. Ai thotë se Qeveria në krye me Kovaçevskin dhe Ahmetin po bisedon për amnistinë e Gruevskit, me qëllim të ndikimit në përçarjen në VMRO-DPMNE dhe siç shtoi eventualisht për ndihmesën e votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE

“Ndryshimet në Kodin Pebnal i ka dakorduar LSDM-BDI dhe persona të partive më të vogla, të cilët duan ndarjen e opozitës. Këtë konstatim, me qëllim ose rastësisht, publikisht e tha Ali Ahmeti në një intervitsë. Në deklaratën e Ahmetit u potencua se VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin, as nuk ka biseduar për ndryshimet në Kodin Penal, as nuk është pajtuar se është kundër këtyre ndryshimeve dhe gjithashtu është kundër ndryshimit të Kushtetutës, nën diktate bullgare”.

Ai shtoi se partia është e bashkuar, grupi parlamentar është po ashtu i bashkuar dhe nën asnjë kusht nuk do të votojnë ndryshime kushtetuese nën diktate bullgare, ndërsa këto siç i quajnë pazare politike me amnistinë në Kodin Penal nuk do t’i shpëtojnë nga përgjegjësia funksionarët aktual, nëse mendojnë se kjo për ta është ndonjë avans politik.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like