(VIDEO) Mickoski: Ta çlirojmë maqedoninë nga BDI, nuk do të ketë kryeministër shqiptar

by admin
Spread the love

Kryetari  i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se nëse pranohet kërkesa e tij për Qeveri gjithëpërfshirëse, pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese, atëherë nuk do të ketë kryeministër shqiptar. Sipas tij,  marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së në këtë rast nuk do të vlejë. Hristijan Mickoski gjithashtu  ka theksuar  se dëshiron ta çlirojnë Maqedoninë nga BDI.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ne thamë kemi kushte, kushti i parë është që përfundimisht Maqedoninë ta çlirojmë nga BDI, nuk ka nevojë që të jetë pjesë e asaj, kushtimisht thënë, Qeverie të përkohshme. Dhe unë e përshëndes veprimin e Bujar Osmanit që e pranoi këtë në emrin e BDI-së, që mos të jenë pjesë e Qeverisë së përkohshme deri në zgjedhje, më pas qytetarët do të tregojnë nëse do të jenë ose nuk do të jenë në ndonjë qeveri të ardhshme”.

Ndërkaq, takimi i  djeshëm mes kryeminsitrit, Dimitar Kovaçevskit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, është  përshëndetur nga partia në pushtet LSDM. Nga kjo parti, i kanë bërë thirrje VMRO-së që  t’i bashkohet qeverisë së unitetit.  Sipas tyre, dialogu duhet të vazhdojë që në fund të gjithë të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët se është më mirë që vendi të integrohet në BE.

LSDM

“Përsëri treguam kapacitet shtetëror duke vërtetuar edhe njëherë se e ardhmja e qytetarëve dhe interesi shtetëror janë në rend të parë. Për këtë arsye edhe propozuan bashkim rreth konceptit europian. VMRO të kyçet në qeverinë e unitetit për integrime europiane”.

LSDM bën thirrje për bashkim rreth drejtimit strategjik të vendit, për sigurimin e një të ardhmeje evropiane dhe përmbushjen e një objektivi tjetër strategjik, anëtarësimin në BE.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like