(VIDEO) Mickoski sfidon Kovaçevskin, eja t’i masim forcat në zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot sërish kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai tha se ai dhe anëtarët e VMRO-DPME-së janë fyer nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe të njejtin e përshkroi  si një “stand-up komedian”.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETARI I VMRO-DPMNE-SË

“Përderisa Maqedonia ka shumë probleme, ai me guxim vendos si humorist të më ofendojë mua dhe VMRO-DPMNE-në gjatë shfaqjeve të tij. Nëse është kaq trim, trimëria manifestohet ndryshe, le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që populli të vlerësojë se kujt do t’i besojë”.

Mickovski tha se populli është i zhgënjyer me të gjithë politikanët.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETARI I VMRO-DPMNE-SË

“Ne do të mbetemi të fokusuar në zgjidhjen e problemeve aty ku kemi mundësi. Populli është i zhgënjyer me të gjithë politikanët. Ne po përpiqemi të tregojmë se mund të ecim përpara dhe se ka shpresë. Ky është thelbi i kësaj gjenerate të politikanëve të VMRO-DPMNE”.

Mickoski shtoi se pas formimit të qeverisë së re, të cilën do ta formojë VMRO-DPMNE, do të realizojnë edhe më shumë projekte.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like