(VIDEO) Mickoski: Rritja e pagës minimale nuk ka vlerë për shkak të rritjes së inflacionit

by admin
Spread the love




Të gjitha produktet bazë janë shtrenjtuar prej 20 deri në 60% për tre vjet, ndërsa pagat kanë ngelur në vend. Qytetarët po jetojnë në robëri borxhesh. Kështu kreu i VMRO DPMNE-së e vlerësoi situatën e përgjithshme ekonomike në shtet, duke e theksuar atë si një nga problemet kryesore, për të çka përgjegjësi të drejtpërdrejtë ka pushteti sipas tij. Ky trend sipas Mickoskit ka theksuar dhe thelluar varfërinë .

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Edhe jeta e përditshme flet se nëse shpenzimet në vitin 2019 për një familje katëranëtarëshe ishin rreth 32 mijë denarë, dy vjet më vonë, në fund të vitit 2021 këto shpenzime ishin 35 mijë denarë. Për tre vjet çmimi i rrymës është rritur për më shumë se 30%, çmimi i derivative është rritur për 60%. Vaji në këtë periudhë është rritur për 40%. Mielli për 38%, qumështi është shtrenjtuar për 20%. Ndërsa sa janë rritur pagat në ndërkohë? Përgjigja është zero. Për këtë shkak kemi varfëri, për këtë shkak 500 mijë njerëz në Maqedoni jetojnë me më pak se 150 denarë në ditë”.

Kreu i VMRO DPMNE-së tha gjithashtu se rritja e pagës minimale nuk mjafton, sepse inflacioni është shumë më i madh. Ai kritikoi pushtetin për refuzimin e nismës së opozitës për rritjen edhe të pagave tjera përveç pagës minimale.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Këto ditë dëgjojmë dhe shohim se si Qeveria lavdërohet se ka rritur pagën minimale. Asnjëri prej nesh nuk ka asgjë kundër kësaj, por e vërteta është se kjo nuk mjafton. Inflacioni në nivel rekord prej 6.7% gjatë kohë e përbinë rritjet e pagës minimale, ndërsa problemi mbetet edhe me ato mijëra që nuk kanë kurrfarë rritje page. Pushteti me lehtësinë më të madhe e hodhi poshtë propozimin e VMRO DPMNE-së në Kuvend për harmonizimin e pagave sipas koeficientëve të parashikuar në marrëveshjet kolektive”.

Mickoski dha llogari sot për punën e krerëve të komunave nga VMRO DPMNE-ja në 100 ditët e para pushtet lokal. Ai u lavdërua me 1090 projekte të nisura nga krerët e komunave në këtë periudhë, të cilat sipas tij tregojnë se sa pak kanë punuar kryetarët e mëparshëm të LSDM-së. /SHENJA/

 


You may also like