(VIDEO) Mickoski: Refuzimi i ofertës mungesë kapaciteti

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski e quan mungesë kapaciteti refuzimin e ofertës së tij për takim nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas Mickoskit, në kohën kur të gjithë qytetarët presin unifikim dhe bashkim, Kovaçevski nuk pranon dhe fshihet. Mickoski tha gjithashtu se është i gatshëm të bisedojë me këdo që merr vendime në LSDM, qoftë Zaev apo Shekerinska, nëse Kovaçevski vazhdon të mos pranojë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Më vjen keq që në LSDM nuk ka urtësi dhe as kapacitet shtetndërtues. Më vjen keq që veprojnë kështu kur popullit i duhet bashkim. Nuk mund ta kuptoj, a aq me rëndësi i kanë tenderët në katër sy dhe privilegjet? Nga Kovaçevski dhe Qeveria shoh sjellje të papërgjegjshme. Shumë shpejt kësaj do t’i vie fundi”.

Reagimi i Mickoskit vjen pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një postimi në Facebook refuzoi ftesën e Mickoskit për takim. Kryeministri thotë se vendit nuk i duhen zgjedhje, ndërsa ai nuk mund të shantazhohet nga opozita.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Unë thash disa herë dhe do ta përsëris, nuk pranoj shantazhe. Kjo është hera e dytë që Mickoski po tenton të më shantazhojë, ndërsa e dijmë mirë se si përfundoi herën e parë. Ambiciet e tij egoiste politike për mua nuk janë të rëndësishme, por interesi i qytetarëve dhe shtetit”.

Kovaçevski potencoi gjithashtu se nuk do të përgjigjet në kërcënimet për radikalizimin nga VMRO DPMNE-ja. Mickoski kishte kërkuar takim me Kovaçevskin ku do të flitej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke i dhënë afat deri më 10 maj për tu përgjigjur.  /SHENJA/

 


You may also like