(VIDEO) Mickoski: Qeveria po gënjen, po vazhdojnë të blejnë rrymë!

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Kavadar, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për gjendjen e krizës energjetike në vend, tha se edhe pse Qeveria ka paralajmëruar se nevojat e qytetarëve për energji elektrike do të plotësohen nga prodhim vendas ata  kanë gënjyer pasi që nga data 7 nëntor deri më 30 nëntor, për 23 ditë importuan energji elektrike në vlerë prej 23 milionë euro.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETARI I VMRO-DPMNE-SË

“Një informacion do ta jap sot ekskluzivisht. Në nëntor kanë filluar të importojnë energji elektrike për nevojat e qytetarëve, jo për industrinë, për nevojat e qytetarëve, ato që furnizohen nga EVN Home, për të cilat shteti ka thënë se prodhimi i plotë vendor do t’i furnizojë me energji elektrike”

Ai shtoi se përveç këtyre 23 milionë eurove për importin e energjisë elektrike në muajin nëntor, është bërë një tender i ri për katër ditët e para të dhjetorit, i cili do të kushtonte diku rreth 8 milionë euro për importin e energjisë elektrike ndërsa dimri ende nuk ka filluar, sipas ditëve kalendarike, tha ai.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETARI I VMRO-DPMNE-SË

“Vlerësimi është se kjo do të kushtojë 8 milionë euro të tjera. Kështu që do të përsëris jo vetëm që vjedhin por edhe gënjejnë shumë dhe nuk thonë të vërtetën dhe prandaj do të shihni Kovaçevskin dhe pak zyrtarë të qeverisë në ato shfaqje stand-up ku si humorist përpiqet të më ofendojë duke menduar  se po bën show para disa bashkëpartiakëve që e duartrokasin, ndërsa populli zhytet në mjerim”.

Mickovski  theksoi se do të vazhdojnë të realizojnë projekte dhe të tregojnë që janë ndryshe nga të tjerët.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

You may also like