(VIDEO) Mickoski: Qeveria është duke gënjyer qytetarët për rritjen e tvsh-së

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka komentuar sot rritjen e TVSH-së, për disa produkte ushqimore. Ai thotë se Qeveria kamuflon me oponion duke deklaruar se TVSH-ja do të rritet vetëm për produktet luksoze, e në fakt sipas tij, kjo nuk ka të bëjë fare me lukzozin, por me produktet udhqimore bazë, të cilat qytetarët i blejnë çdo ditë.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Ju mungojnë para në buxhet, pra ju mungojnë para në buxhet sepse i harxhojnë pa mëshirë për projekte, në të cilat nuk është vendosur asnjë gozhdë. E dini për një projekt të tillë janë harxhuar rreth 200 milionë euro, por fatkeqësisht nuk është vendosur asnjë gozhdë dhe prandaj tash ju duhen më shumë para për tenderë në katër sy, për provezione të cilat ju kthehen”.

Mickoski shtoi se kur Qeveria nuk ka para në buxhet, atëherë burimi i vetëm për më shumë para janë taksat më të larta që duhet të paguajnë qytetarët.

Ndërkaq, këto deklarata të kryetarit të VMRO-DPMNE-së vijnë pasi nga dje Qeveria ka vendosur rritjen e tatimit të vlerës së shtuar nga 5% në 10%, për mbi 400 produkte ushqimore. Ndër produktet që do të kenë rritje të TVSH-së janë: mishi, produktet e qumështit si gjiza djathi, kaçkavalli, produktet e sheqerit, erëzat pemët dhe perimet, uji, peshku.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like