(VIDEO) Mickoski propozon set prej 5 masash për të ndihmuar ekonominë

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPME-së, Hristijan Mickoski sot propozoi një pako masash për ekonominë, kompanitë dhe qytetarët, të cilat shpreson se do të shqyrtohen nga Qeveria dhe do të pranohen. Mickoski vlerëson se masat kundër krizës, të Qeverisë, të miratuara mbrëmë, jo vetëm që janë të vonuara, por edhe se mund të kenë efekt simbolik dhe në thelb janë një marketing i zhveshur.

HRISTIJAN MICKOSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Propozimi i parë i VMRO-DPMNE-së është që teprica e prodhuar nga SHA ESM, e cila ndodh gjatë natës dhe fundjavës, ti kalojë ekonomisë nga 1 nëntori deri në përfundimin e situatës së krizës. Çmimi,  nuk do të kalojë 80 euro për megavat orë dhe bëhet fjalë për 200 deri në 250 mijë megavat orë”.

Sipas Mickoskit, që kjo të ndodhë duhet të ndërhyhet në dy ligje sepse e diela është ditë jopune, në mënyrë që punëdhënësit të zgjedhin se cilën ditë të javës do ta shfrytëzojnë si ditë pushimi.

HRISTIJAN MICKOSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Masa e dytë është që çdo kompani që do të paguajë çmimin e energjisë elektrike për megavat orë mbi çmimin e tregut të rregulluar, gjysmën e diferencës do ta marrë shteti me subvencion. Sipas llogaritjeve të VMRO-DPMNE-së, bëhet fjalë për pesëdhjetë milionë euro ndihmë për ekonominë për të parandaluar kolapsin”.

Mickoski propozoi si masë, fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore bazë, ndërhyrje në Ligjin për të ardhurat personale për të cilat do të dorëzojnë ndryshime në Kuvend, për shtyrjen e tatimit të shkallëzuar nga 1 janari 2023. Masa e fundit ka të bëjë me “sterilizimin e të dhënave të thesarit në Bankën Popullore”. Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se Maqedonia nuk është vetëm në krizë energjetike, por edhe në krizë ekonomike.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like