(VIDEO) Mickoski: LSDM duhet të pranojë ofertën për qeveri kalimtare

by admin
Spread the love

LSDM është plotësisht e vetëdijshme për atë që kam ofruar në mbledhjen e liderëve, por manipulimi i vazhdueshëm që bëhet me paraqitjen e informatave të pasakta dhe imputimin e fjalëve praktikisht pasqyron gjendjen në parti dhe nënkupton mungesën e vullnetit për të bërë një hap real përpara me zgjidhje që do të thotë ruajtjen e identitetit dhe integrim real dhe të shpejtë të shtetit, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Deutsche Ëelle-n, duke komentuar rezultatin e takimit të javës së kaluar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Hristijan Mickoski

“Nga mbledhja e kryesisë është e qartë se nuk ka marrëveshje dhe ende presim përgjigje nga LSDM-ja se cilin nga dy propozimet që i kam ofruar e pranojnë. Edhe në vetë takimin Kovaçevski ishte decid se nuk ka marrëveshje, gjë që e thashë edhe më pas në deklaratat për media. Qëllimi im ishte që t’i rregulloj gjërat dhe t’u jap një perspektivë të ndryshme proceseve, të krijoj një zgjidhje që nuk do të dëmtonte qytetarët dhe të ardhmen e Maqedonisë. Më vjen keq që LSDM-ja po humb një mundësi të madhe dhe historike”.

Mickoski thotë se propozimi i parë është një qeveri kalimtare pa BDI-në, Propozimi i dytë është zgjedhje nw vjeshtw, garanci për identitetin dhe gjuhën kombëtare, një paketë ekonomike dhe mbrojtjen e maqedonasve në Bullgari përmes zbatimit të aktgjykimeve të gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe ndryshime në qeveri pa BDI-në, e mbështetur nga opozita.

Hristijan Mickoski

“Ajo që ofroi Kovaçevski ishin ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe një qeverisje e gjerë me BDI-në. Çështja nuk është që VMRO-DPMNE të vijë në pushtet në ndonjë qeveri të gjerë, por të ndërtojmë një proces dhe pakt për bashkim kombëtar ku do të mbrojmë interesat kombëtare”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së thekson se ka komunikim të vazhdueshëm me bashkësinë ndërkombëtare dhe thekson se VMRO-DPMNE ka treguar konstruktivitet dhe shqetësim për të ardhmen, të cilën qeveria nuk ka pasur kapacitet për ta valorizuar.

Në pyetjen se si e vlerëson kushtin e BDI-së, që fillimisht të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, e më pas të dalin nga Qeveria, si dhe propozimi i tyre për vetting të të gjitha partive politike – kryetarëve, partive, deputetëve, kryetari i VMRO- -DPMNE thotë se BDI nuk është në pozicion për të vënë kushte.

Gjatë takimit, Kovaçevski i ka propozuar të votohen ndryshimet kushtetuese, pastaj të formohej qeveria, në të cilën nga 10 resorë që aktualisht i menaxhon LSDM, 5 t’i jepeshin VMRO-së dhe kjo qeveri t’i përgatisë zgjedhjet parlamentare. Për Mickoskin kjo ishte e pranueshme, nëse BDI-ja nuk do të ishte brenda qeverisë.

/SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like