(VIDEO) Mickoski: LSDM dhe BDI bëjnë përpjekjet e fundit për të mbrojtur kolltuqet

by admin
Spread the love

Opozita parlamentare ka siguruar 61 nënshkrime për krijimin e shumicës së re. Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski njoftoi sot se partitë opozitare dhe Lëvizja Besa kanë arritur marrëveshje për rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së
“Shumica e re parlamentare nënkupton bllok të përbashkët të përbërë nga VMRO DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E Majta dhe Lëvizja Besa. Ky është koalicion kundër krimit dhe korrupsionit të pushtetit, kundër shpresës së tradhëtuar, bllok për përparim dhe ardhmëri të re. Pres në periudhën në vazhdim kjo shumicë të rritet”

Kryetari i VMRO DPMNE-së Mickoski tha se koalicioni i ri është koalicion kundër krimit dhe korrupsionit. Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së ndaj koalicionit, sipas tij, janë thjesht tentativë për të mbrojtur privilegjet dhe kolltuqet e pushtetit.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së
“Mesazhi im për popullin është: mos u besoni. As e kanë dertin e BE-së, drejt së cilës nuk na afruan as një milimetër, as për shtetin, të cilin po e shkatërrojnë. Ata e kanë për tenderët kriminel të cilat nuk do t’i kenë më. Këto janë përpjekjet e tyre të fundit për të mbrojtur kolltuqet, sepse e dinë se ky bllok i ri është kundër krimit dhe korrupsionit”

Mickoski paralajmëroi se kjo shumicë prej 61 deputetësh mund të rritet në 64 ose 68 gjatë periudhës në vazhdim.

/SHENJA/

You may also like