(VIDEO) Mickoski: Kjo tradhti nuk do kalojë aq lehtë

by admin
Spread the love




Asgjë nuk ka përfunduar, populli të mos dëshpërohet, lufta vazhdon edhe ne do ta fitojmë. Kështu deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski menjëherë pas përfudnimit të senacës parlamentare ku u miratuan konkluzionet për propozimin frnacez. Ai tha se do ta ndalojnë këtë propozim duke bllokuar ndryshimet Kushtetuese, për përfshirejn e tyre në preambullë.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Maqedoninë do ja kthejmë qytetarëve, do të ju tregojmë mënyrën se si do ta bëjmë atë. Kjo tradhti nuk do të kalojë aq lehtë, për disa vite do duhet ta shohin popullin në sy se si tradhtuan, goditën Maqedoninë dhe këta do të përgjigjen sepse në vend të mbajnë anën e popullit ata zgjodhën anën e tradhtisë, Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt”.

Mickoski shtoi se ajo që  do të ndodhë në Bruksel, është diçka që i bie asimilim të  popullit maqedonas, dhe se Qeveria e ardhshme në krye me VMRO do të ketë detyrë të vështirë për të rregulluar këtë tradhëti.

Ai në fund faleminderoi qytetarët e Maqedonisë së Veirut, që sipas tij  çdo ditë dolën në rrugë për ti thënë “JO” propozimit frnacez, edhe përkundër të gjitha presioneve dhe sulmeve nga policia.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like