(VIDEO) Mickoski: Ka akuza për krim dhe korrupsion nga të gjitha anët, qeveria nuk po bën asgjë

by admin
Spread the love

Kreu i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka akuzuar partitë në pushtet LSDM dhe BDI, për krimin dhe korrupsionin në vend. Ai thotë se të gjithë fakorët e jashtëm kanë dërguar kritika për siç thotë ai, qeverinë e cila është komplet e korruptuar. Mickoski gjithashtu tha se janë qesharake deklaratat e qeverisë e cila është 5 vјеt në pushtet, dhe pretendojnë se tani është koha kur duhet luftuar krimin dhe korrupsionin.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Nga të gjithë ndërkombëtarët vijnë akuza se qeveria është jashtëzakonishtë kriminale, se ka një prezencë të madhe të krimit dhe korruspisonit. Deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, janë qerasharake dhe komike, i cili është minsitër që shtatë vite, dhe thotë që tani duhet të reagohet shumë shpejtë dhe të hapet një front kundër krimit dhe korruspinit, në vend që të thotë dështova dhe po tërhiqem”

Mickoski kritikoi edhe partinë e cila ka 20 vite në pushtet, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim, që siç thot ai, ashtu siç është nuk kanë bërë deri më tani, nuk do të bëjnë as në të ardhmen, pasi janë vetë të korruptuar.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Akti më intereant dhe komik vjen nga partia poltike që ka qenë pjesë e pushteti në Maqedoni për 20 vite, e cila është BDI, dhe e cila thotë se tani është momenti kur duhet të luftohet kundër krimit dhe korrupsionit. Ata nuk kanë asnjë qëllim dhe nuk do të luftojnë. Pse? Sepse janë  oraktë me kriminelët dhe janë të korruptuar”.

Disa ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikën erdhën ekspert amerikan për të hulumtuar në luftën e korrupisonit,  funksioner aktul por edhe ata të kaluarit. Ndërsa, ditën e djeshme të njejtit janë larguar. Ambasada amerikane tha se çdo zyrtar i lartë jashtë Shteteve të Bashkuara, i cili do të përfshihej drejtpërdrejt ose tërthorazi në raste te rënda korrupsioni apo shkelje të të drjetave të njeriut, bië në domenin e punës së sekretarit shtetëror amerikan, i cili ka për detyrë të krijojë listën e sanksioneve.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like