(VIDEO) Mickoski fiton gjyqin, LSDM shpifi kur e quajti “piun e të Gruevskit”

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski fitoi gjyqin ndaj LSDM-së, parti të cilën e kishte paditur për shpifje ndaj tij në 3 raste të ndryshme. Gjykata Civile e Shkupit vendosi që disa shkrime të publikuara në faqen zyrtare të LSDM-së në Facebook, ku mes tjerash Mickoski etiketohet si “piun i Gruevskit”, janë ofendim ndaj kryetarit të VMRO DPMNE-së. Gjykata i ka vlerësuar si shpifje edhe publikimet e mëposhtme të LSDM-së:

LSDM
“Mickoski është piun i pasuruar falë shefit dhe mentorit të tij… “Në vitin 2015, Gruevski i ka dhënë Mickoskit dhe kompanisë së tij “Energotek” 33 mijë metra katrorë tokë shteti për ndërtimin e hidrocentraleve”.

Si shpifje është vlerësuar edhe një tjetër publikim i LSDM-së, të cilët thonin se Mickoski është borxhli i përjetshëm i ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

LSDM
“Mickoski është borxhli i përjetshëm i Gruevskit. Ai duhet ta mbrojë dhe të bëjë ashtu siç do Gruevski. Politikat e Mickoskit janë politika të Nikolla Gruevskit”.

Në këtë proces gjyqësor, Mickoski ka kërkuar dëmshpërblim simbolik nga LSDM-ja prej 1 euro. LSDM gjithashtu obligohet të paguaj shpenzimet gjyqësore prej rreth 200 eurove.

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hrisitijan Mickoski ka fituar gjyqin edhe ndaj Ljupço Ristovskit nga partia INTEGRA. Sipas Gjykatës Civile, deklaratat e Ristovskit ku thuhet se Mickoski është i shantazhuar dhe e ka shitur emrin e shtetit, janë shpifje. Edhe në këtë rast Ristovski detyrohet të paguaj shpenzimet gjyqësore në vlerë rreth 550 euro. /SHENJA/

 


You may also like