(VIDEO) Mickoski e sheh si manovër dorëheqjen e Zaevit

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për portalin Plusinfo, tha se dorëheqja e Zaevit e paralajmëruar për nesër është manovër për të ikur nga përgjegjësia dhe krimet në këto mbi 4 vite qeverisje. Por sipas tij ky skenar është i pasuksesshëm dhe përgjegjësi do të ketë.

 HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Si një qeveri që ka katër vjet e gjysmë që qeveris me Maqedoninë, po bën një manovër tjetër të pasuksesshme, e cila synon të bëjë një ulje të mirë jashtë politikës dhe evakuim dhe dislokim të shpejtë të gjithçkaje që është grabitur deri tani. Natyrisht, është edhe një përpjekje për të fshehur të gjitha veprimet e kundërligjshme që Zaev i ka bërë në periudhën e kaluar”.

Nga ana tjetër, Zv/kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Ljupço Nikollovski tha se pas dorëheqjes së Zaevit, LSDM do të vijojë procedurë transparente për zgjedhjen e liderit dhe mandarit të ri. Ai personalisht tha se nuk do të jetë kandidat për trashëgimtar të Zaevit.

LJUPÇO NIKOLLOVSKI, ZV/KRYEMINISTËR
“Nëse vendoset tani që të hapen procedura, do të kemi një procedurë plotësisht të hapur, transparente, demokratike, të cilën nuk e ka asnjë parti politike, dhe në të cilën do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet. Unë nuk e shoh veten dhe nuk do të jem një nga kandidatët”

Zv/kryeministri Artan Grubi nga ana tjetër tha se BDI po vijon kontaktet me kryeministrin Zaev dhe përmes tij po informohen për bisedimet me Alternativën.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR
“Dje kisha një bisedë të gjatë me Zaevin edhe sot do të kemi takim për shumicën e re, na njoftoi për takimin me Afrim Gashin, do të kemi dhe sot bisedime. Të gjitha partitë që janë pro Bashkimit Evropian duhet të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. Duhet dhe të zgjedhim çështjen me Bullgarinë dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE”

Kryeministri Zaev paralajmëroi se në mbledhjen e nesërme të partisë do të dorëzojë dorëheqjen nga kreu i LSDM-së. Kryetari i ri i LSDM-së pritet të jetë edhe mandatari për formimin e Qeverisë së re e cila do të pësojë ndryshime pas largimit të Lëvizjes Besa. /SHENJA/

 

 

You may also like