(VIDEO) Mickoski e quan miqësor takimin me diplomatin amerikan Eskobar

by admin
Spread the love

Ishte një takim konstruktiv dhe miqësor mes miqve strategjikë, SHBA-së si partneri ynë strategjik më i madh dhe më i rëndësishëm dhe Maqedonisë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë kanë biseduar me Gabriel Escobar dhe nëse Maqedonia është më afër për një zgjidhje. Mickoski tregoi se e kanë shprehur qëndrimin e partisë dhe edhe një herë konfirmuan se VMRO-DPMNE nuk i pranon ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ne i argumentuam qëndrimet tona, e deklaruam qëndrimin tonë, e konfirmuam dhe argumentuam. Pse është i tillë ky qëndrim, pse VMRO-DPMNE nuk i pranon ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar. Ne propozuam atë që është e qartë në publik se kjo qeveri ka zero kredibilitet, më duhet të pranoj pa habi se kjo qeveri, përveçse ka zero, keqpërdor me informacione të rreme përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë të atij informacioni të rremë, ne duhej ta përmbledhënim gjatë takimit me Escobar dhe ambasadoren Ageler”.

Mickoski tha se edhe pse po afrohen zgjedhjet e rregullta, kërkon që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt, sepse siç tha ai, e vetmja politikë që ka qeveria aktuale është pranimi i diktatit bullgar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Nuk kanë dy të tretat, nuk kanë 80 deputetë dhe nuk ka asnjë pikë lidhëse që do t’i justifikonte të qëndrojnë një ditë më gjatë aty ku janë. Kjo Qeveri, pa legjitimitet popullor dhe kredibilitet politik të barabartë me zero, nuk mund të realizojë reforma, nuk mund ta çojë Maqedoninë në rrugën drejt Evropës”.

I pyetur se pse mendon se Qeveria nuk ka legjitimitet, Mickoski tha se e vetmja politikë që ka shtyrë Qeveria në periudhën e kaluar, janë ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING




You may also like