(VIDEO) Mickoski e quan “koalicion plasteline” shumicën e re parlamentare

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski e ka quajtur “koalicion plasteline” shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM. Duke komentuar pakënaqësitë e partnerëve koalicionues të LSDM-së, si pasojë e marrëveshjes me Alternativën, Mickoski tha se të gjithë këta partnerë në komunikim privat me kryetarin e VMRO DPMNE-së shprehin vazhdimisht pakënaqësi ndaj LSDM-së. Kjo shumicë, sipas Mickoski, do të zgjasë vetëm disa javë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Të gjithë aty janë të pakënaqur, kur flasin me mua të gjithë janë të pakënaqur. Aty nuk dihet kush është i kënaqur, madje edhe në LSDM mes vete shprehin pakënaqësi. Ky është koalicion plasteline, koalicion që të vazhdohet jeta politike e disa personave në kryesinë e LSDM-së edhe për disa javë”.

Mickoski shpjegoi se VMRO DPMNE do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik që sa më parë të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
 “Më vjen keq që duhet të jemi dëshmitarë edhe për disa javë të asaj që e performon Zoran Zaev dhe LSDM, por ne do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion që sa më parë të arrijmë zgjedhje të parakohshme parlamentare”

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se ky koalicion është vetëm një tentativë në regji të Zaevit për të shkatërruar atë që ka mbetur nga Maqedonia.  /SHENJA/

 

 

 


You may also like