(VIDEO) Mickoski dhe Taravari: Zgjedhje të parakohshme do të ketë

by admin
Spread the love

Do të ketë herët a vonë, përkundër këmbënguljes së pushtetit që t’i pengojë. Kështu tha kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë pjesëmarrjes në një tribunë në Gostivar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Mickoski theksoi se është e pritshme që partitë në pushtet nuk do të heqin dorë nga kolltuqet e lëkurës, siç u shpreh ai, por është detyrë e opozitës të imponojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Nuk pres që thjeshtë do të pranojnë dhe do të largohen ashtu, për shkak se janë të vetëdijshëm se pas asaj vjen përgjegjësia. Por, për shkak se ne jemi opozitë, për shkak se e morëm besimin nga populli në zgjedhjet e kaluara, ndërsa kjo do të ndodhë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Por, herët a vonë do të ndodhin ato zgjedhje parlamentare, ndërsa më pas pason përgjegjësi për të gjithë politikat e gabueshme për të cilat populli është dëshmitar në katër vitet e kaluara”.

Edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari, i cili mori pjesë në tribunën e njëjtë, vlerëson se është e qartë për të gjithë se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje ai paralajmëroi një strategji më të vrazhdë të Aleancës për Shqiptarët në periudhën në vazhdim, duke mos përjashtuar as protestat.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I GOSTIVARIT
“Puna e opozitës është ta rrëzon Qeverinë. Ne do të vazhdojmë me tentimet për rrëzimin e Qeverisë sikur që pushteti mundohet ta mbajë. Por do shohim kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj se është evidente dhe çdokush në Maqedoni e din se ky pushtet sa më shpejtë aq më mirë të shkon. Do dalim, do dalim edhe në rrugë patjetër”.

Kreu i VMRO DPMNE-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, e vlerësuan lartë bashkëjetesën në Qytetin e Gostivarit, ku 3 gjuhë janë gjuhë zyrtare – shqipja, maqedonishtja dhe turqishtja.  /SHENJA/

 

You may also like