(VIDEO) Mickoski: 2 gushti është dita më e ndritur në historinë e Maqedonisë

by admin
Spread the love




Liderët partiak uruan festën shtetërore 2 Gusht-Ilindeni. Kreu i opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski në mesazhin e tij thekson se Ilindeni është dita më e ndritur në historinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, kjo ditë është simbol i luftës për liri dhe shtet, për të cilën kanë një amanet historik për të ndërtuar dhe mbrojtur atdheun nga të gjitha sfidat.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Drita e kësaj dite në kujtesën e qytetarëve maqedonas nuk do të shuhet kurrë, sepse shkëndija që filloi me Republikën e Krushevës ishte një pishtar që udhëhoqi partizanët në Luftën Nacionalçlirimtare dhe flaka që digjej në zemrat e të gjithë maqedonasve gjatë vitit 1991, deri në pavarësia përfundimtare”

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar qytetarët e vendit për festën e Ilindenit duke theksuar rëndësinë e kryengritjes së përbashkët të vitit 1903 që bashkoi qytetarët e vendit.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Mbi frymëzimin e asaj kryengritje të përbashkët të vitit 1903, bashkë nuk lejuam as dekadencën tonë shoqërore, mposhtëm ideologji të përçarjes njëra pas tjetrës bashjë ne sistemet diskriminuese, për të ndërtuar me Marrëveshjen e Ohrit themelet e barazisë ashtu si i ka hije një vendi demokratik dhe si e nisëm 119 vjet më parë”

Të dy liderët partiak theksuan se duhet punuar ende  për ta çuar përpara Maqedoninë e Veriut, si shtet me vlera të larta evropiane.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like