(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot me shi deri të shtunën

by admin
Spread the love

Temperaturat e ulëta, të shoqëruara me reshje të shiut pritet të vazhdojnë deri këtë të shtune, kështu njoftojnë nga Drejtoria Hirdrometeorologjike. Ata informojnë se paradite do të ketë periudha me diell, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Sipas parashikimit të Drejtorisë, vende-vende do të ketë procese në formë të motit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.

 DREJTORIA E PUNËVE HIDROMETEROLIGJIKE

“Nga e diela kushte për jostabilitet parashikohet të ketë kryesisht në pjesët perëndimore, përveç të hënën kur do të jetë jostabil në shumë vende. Nga e shtuna temperatura e ditës gradualisht do të rritet”

Mot jo stabil dhe reshje të shiut  ishte edhe në ditët e kaluara, ku në 24 orët e fundit më shumë shi , 35 litra në metër katror ​​ka rënë në Topolçan, 26 në Strumicë dhe Krushevë, 25 në stacionin matës në Pozhar, 22 në Gjevgjeli dhe Prilep, 21 në Tetovë, 19 litra për metër katror në Dibër, 16 në Demir Kapi, 14 në Manastir, 13 në Shtip, 12 në Pozharan, Shkup-Zajçev Rid dhe në Kodrën e Diellit, nëntë në Kumanovë, tetë në Mavrovë, shtatë në Berovë, gjashtë në Ohër, tre në Vinicë, dy në Shkup – Petrovec, Kriva Pallankë dhe Pretor.

Nga Drejtoria Hirdrometeorologjike më tej theksojnë se gjatë ditës së diel moti do të jetë me diell dhe temperaturat do të ngriten dhe priten që të arrijnë deri më 32 gradë Celsius.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like