(VIDEO) Meta-Pendarovski: Duhet të zhbllokohet procesi eurointegrues

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si aleatë në NATO, japin kontributin në mbrojtjen e vlerave të komunitetit euroatlantik. Dy vendet, përmes përkushtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore japin një kontribut të fuqishëm për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit si dhe për perspektivën e saj evropiane. Kështu është konstatuar në takimin e përbashkët të presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stevo Pendarovskit dhe Ilir Metës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Nga kabineti i presidentit Pendarovski kanë njoftuar se në takim janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, ku është shprehur kënaqësia nga zhvillimi i tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimin të vizitave të nivelit të lartë.

Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski

“Në kontekst të aspiratave për anëtarësim në BE, dy Presidentët kanë konstatuar nevojën e zhbllokimin të procesit dhe nisjen e shpejtë të negociatave aderuese të dy vendeve për anëtarësim në BE, që do të ketë kontribut pozitiv për progresin e gjithëmbarshëm dhe stabilitetin e rajonit”.

Në ditën e dytë të vizitës në vend Meta, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin.

Poashtu ka mbajtur ligjëratë në temën “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat, në Institutin për Trashigimi Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve.

Ai bashkë me delegacionin e Departamentit të Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Tereza, vendosën lule pranë pllakës përkujtimore ku gjendej shtëpia e Gonxhe Bojaxhiut në sheshin e Shkupit.

Ilir Meta, president i Shqipërisë    Facebook

“Të krenohemi me Shën Terezën vetëm duke jetësuar dhe mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj të mençuara plot shpresë dhe dashuri për jetën dhe njeriun!”.

Presidenti shqiptarë në vendin tonë po zhvillon vizitë zyrtare treditore.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like