(VIDEO) Mbrëmë janë sanksionuar 173 shoferë të dehur

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmjen e kaluar në periudhën prej orës 22.00 deri në ora 04.00 është zbatuar kontroll i përforcuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Janë sanksionuar 173 drejtues mjetesh. Prej tyre, 42 në territorin e Shkupit, 27 në territorin e  Velesit…

Ndërsa të shtunën, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 275 kundërvajtje.

MPB

 “Janë shqiptuar 275 kundërvajtje, prej të cilave 67 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 28 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 38 masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 17 sanksione për shoferët e motoçikletave.  Janë shqiptuar edhe 11 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 6 sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, 8 sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, 8 gjoba për kalim në semafor të kuqe”.

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata i bëjnë  thirrje të gjithë përdoruesve të trafikut  që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /SHENJA/

 


You may also like