(VIDEO) Mariçiq: Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese bllokohen eurointegrimet

by admin
Spread the love

Nëse nuk e ndryshojmë Kushtetutën, do të bllokohemi në procesin eurointegrues. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri për Çëshje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili pret që deri në nëntor të vitit të ardhshëm bullgarët të futen në Kushtetutë. Ai u shpreh se i tërë procesi i ndryshimeve të preambulës nuk ështe aq i vështirë, pasi në të kaluarën ka qenë edhe më e vështirë kur ka pasur ndryshime kushtetuese.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropaine

“Unë jam optimist se deri në fund të skriningut do t’i përfundojmë ndryshimet kushtetuese. Mendoj se është e paimagjinueshme që ne të bllokojmë veten. Për herë të parë bllokada është në duart tona. Deri tani ka qenë me fqinjët, tani është në dorën tonë. Nëse bëjmë ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë asnjë bllokadë dhe do të ketë seancë të dytë ndërqeveritare menjëherë”

Zëvendëskryeministri më tej shtoi se procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut po ecën pa probleme, dhe se Kuvendi ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Bojan Mariçiq, zëvednëskryeministër për Çështje Evropaine

“Procesi i skriningut shkon pa probleme, pavarësisht nga rezultati i çdo takimi. Skriningu dypalësh fillon në fund të kësaj jave. Jemi duke u përgatitur intensivisht. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm si dhe organizatat e shoqërisë civile, komunat, komuniteti akademik dhe secili ka rolin e vet. Parlamenti ka një rol të fortë për shkak të reformave evropiane”

Mariçiq, gjithashtu theksoi se është e lehtë të japësh mbështetje për integrimin evropian, por mbështetja e vertetë, sipas tij tregohet kur merren vendimet e vështira për vendin.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like