(VIDEO) Maqedonia e Veriut përfshihet nga shirat, “mbyten” Kumanova dhe Tetova

by admin
Spread the love




Pas të nxehtit tropical të para disa ditëve, mot  jostabil, me erë dhe shi ka kapluar gati të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se më së shumti shi deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka rënë në Kumanovë, ku janë matur 52 litra për metër katror, ​​47 litra në Kodrën e Diellit dhe 42 litra në Tetovë.

Në 24 orët e kaluara kanë rënë 40 litra shi në Pozharanë, Shkup-Petrovec 34, Prilep 33, Krushevë dhe Shkup 32.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike po ashtu  bëri të ditur se moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë të dendura nga 10 deri në 20 litra për metër katror.

Në disa lokalitete reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, shoqëruar me bubullima dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare dhe  e fortë nga veriu dhe temperaturat do të kenë rënie të ndjeshme.  Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa ato të ditës nga 18 deri në 24 gradë.  Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i vranët me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të arrijë në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë në 19 gradë. /SHENJA/


You may also like