(VIDEO) Maqedonia e Veriut përfshihet në nismën për eliminimin e dominimit rus të gazit

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut, do të kyçet në Platformën për Blerje të Përbashkët të Gazit të Lëngshëm dhe hidrogjenit, sipas marrëveshjes së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në facebook falenderoi BE-në që në këtë kohë të krizës energjetike solli vendim  që RMV të bëhet pjesë e platofrmës për blerjen e gazit natyror.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër  

 “Si rezultat i politikës së solidaritetit Maqedonia e Veriut, kyçet në Platformën e BE-së për blerje të përbashkët të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit. Nëpërmjet hyrjes kolektive në treg, qëllimi është të sigurohet një çmim më i ulët i gazit. Në këtë kohë plot sfida, strategjia e përbashkët ‘së bashku jemi më të fortë’ jep rezultate”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm Bujar Osmani sqaroi se me këtë vendim të BE-së, vendi ynë do të zvogëlojë varësinë nga gazi rus, pasi që deri tani Maqedonia e Veriut 100% ka qenë e varur nga ky vend.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtëm 

“Me qëllim që të zvogëlohet varësia nga gazi rus, tash Bashkimi Evropian do blejë gaz dhe naftë nga burimet tjera. A do jetë ajo, nga vendet e lindjes së mesme, a do të jetë nga SHBA-të, do varet prej atij procesi të blerjes. Ne do mundemi ta infirmojmë KE-në, të themi aq sasi na duhet dhe do i marim nga ato prokurime që do i bënë Komisioni i Bashkimit Evropian dhe që pastaj do të transmetohet në Maqedoninë e Veriut. Sigurisht se do e zvogëloj varësinë tonë nga gazi rus”.

Përndryshe, dje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA-ja në BE, deri në fund të vitit. Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Kjo gjë nënkupton rritje të importeve dhe gjenerim më të madh të energjisë së ripërtrishme.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like