(VIDEO) Maqedonia e Veriut në pritje të Raportit për sundimin e ligjit

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në kuadër të Forumit Ministror ka zhvilluar një takim me komisionerin evropian, Didier Reynders. Nga Kabineti i Ministrisë së Drejtësisë informojnë se komisioneri Reynders, ka  përshëndetur aktivitetet reformuese të deritanishme, që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet familjes evropiane dhe të bëhet një shtet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Ndërkaq, ministri Lloga, ka  shprehur kënaqësinë që Maqedonia e Veriut, është nikoqir i një ngjarje kaq domethënëse pikërisht në këtë moment, kur po ndërmerren hapa kyç për avancimin e negociatave. Jemi të përkushtuar intensivisht me të gjitha kapacitetet tona për përgatitjen e Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit që do të përcaktojë drejtimin e reformave dhe masat drejt qëllimit tonë përfundimtar – përmbylljes së negociatave deri në vitin 2030.

KABINETI I MINISTRISË SË DREJTËSISË

“Jemi në pritje të Raportit për Sundimin e Ligjit si instrument për zbulimin e hershëm apo parandalimin e sfidave me sundimin e ligjit. Ky hap i Bashkimit Evropian paraqet vendosjen e një baze të barabartë me shtetet anëtare në drejtim të monitorimit të reformave aktuale dhe do të ketë rëndësi të veçantë për ne në procesin e integrimit të shpejtë”.

Ministri i Drejtësisë, Krenar  Lloga gjithashtu ka takuar edhe homologun e tij nga Shqipëria, Ulsi Manja, ku pas takimin Lloga tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një synim të përbashkët dhe ai është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Me kolegun Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, diskutuam për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë duke shkëmbyer përvoja dhe ide pikërisht në këto momente kur po ndërmerren hapat më të rëndësishëm në drejtim të përshpejtimit të integrimit europian të të dyja vendeve. Ne po punojmë për dokumentin strategjik më të rëndësishëm – Udhërrëfyesin për sundimin e ligjit. Këto përvoja do të kontribuojnë në forcimin e sistemeve ligjore dhe arritjen e progresit në proceset e reformës”.

Një nga temat e bisedës, ministri Lloga sqaronë se ka qenë edhe aktivitetet e ndërmarra nga të dyja vendet në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like