(VIDEO) Maqedonia e Veriut feston 120 vjetorin e Ilindenit

by admin
Spread the love

Në Maqedoni sot shënohet 120 vjetori i kryengritjes së Ilindenit, një festë shtetërore, por edhe dita e Kuvendit të parë Antifashistë për çlirimin e vendit.  Me rastin e  festave u organizuan  aktivitete përkujtimore në Pelincë në Qendrën Përkujtimore KAÇKM (Kuvendit të Parë Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë) në Krushevë dhe në Shkup.

Presidenti Stevo Pendarovski përkujtoi se Goce Dellçev nuk donte vetëm një vend të lirë si territor, por edhe një popull të lirë, sepse ai nuk donte një vend pa popull. Ai e lidhi me largimin e sotëm në radhë të parë të bashkëqytetarëve tanë të rinjë, në kërkim të vendeve me kushte më të mira jetese dhe pa korrupsion.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Sot, në ditën e Ilindenit, duke kujtuar tri republikat Maqedonase – Krushevën e vitit 1903, ASNOM-in e vitit 1944 dhe atë të pavarësisë të vitit 1991, duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm nga ne varet nëse republika e katërt maqedonase do të jetë evropiane apo emigrante”.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se Ideja evropiane e 120 viteve më parë nga Manifestimi i Krushevës për liri, bashkim dhe prosperitet është tashmë e arritshme. Tani, siç besoj e dini, Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetarët dhe para së gjithash faktorët politikë në vend janë para një vendimi tjetër të madh dhe vendimtar, theksoi Xhaferi.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Nëse do të ecim përpara drejt integrimit euroatlantik të vendit, diçka për të cilën kemi vendosur si shtet që nga pavarësia në 1991, apo do të ngecim në rrugën e verbër ballkanike që nuk na çon askund, është një zgjedhje që duhet bërë, duke tejkaliar tekat, duke kuptuar realitetin dhe duke dalë nga interesat e ngushta dhe egoiste partiake që premtojnë një të ardhme tjetër”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të duash vendin tënd do të thotë të luftosh për perspektivat e tij dhe për perspektivat e qytetarëve. Kështu u fitua beteja për liri. “Të bashkuar, fituam betejën për anëtarësim në NATO,  të bashkuar mund ta fitojmë edhe betejën e radhës, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski .

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Nevojitet vendosmëri, jo frikë, sepse vendosmëria nuk është mungesa e kujdesit, por qëndrueshmëria ndaj sfidave.Vendi ynë nuk është mbrapa në izolim, por përpara në familjen evropiane të kombeve dhe shteteve, me të cilat ne konkurojmë kulturalisht, siç e pa bota më shumë se një shekull më parë, i madhi dhe frymëzuesi i veprës dhe shtetësisë revolucionare maqedonase, Goce Dellçev”

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se  kjo ditë paraqet udhërrëfyes se si duhet të jetojmë dhe si duhet ta mbrojmë vendin tonë Maqedoninë në të ardhmen dhe vetëm ky vend Meçki Kamen jehon edhe sot, ka një domethënie të madhe dhe të fortë edhe sot.

HRSITIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Edhe sot populli maqedonas, qytetarët në Maqedoni tregohen sfidues dhe e dinë se për çfarë luftojnë dhe luftojnë për identitetin e tyre, për vendin e tyre dhe për një të ardhme dinjitoze. Ky është mesazhi që sot në emrin tim, në emër të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE nga ky vend, po ua dërgon të gjithë qytetarëve në Maqedoni.

Ilindeni, ose Dita e Shën Ilisë, është festë nacionale dhe ortodokse që shënohet më 2 gusht. Në këtë ditë, në vitin 1903 ka filluar Kryengritja e Ilindenit, rezistenca e armatosur e Organizatës revolucionare maqedonase kundër pushtetit osman. Po ashtu, më 2 Gusht 1944, në manastirin “Shën Prohor Pçinski” është mbajtur Kuvendi i Parë Antifashist për çlirim kombëtar të Maqedonisë, organ suprem ligjdhënës dhe ekzekutiv i Republikës Federale të Maqedonisë në periudhën prej gushtit të vitit 1944 deri në prill të vitit 1945.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like